ADA-Programi për Partneritete Afariste

ADA – Programi për Partneritete Afariste

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) mbështet vendet në Afrikë, Azi, Afrika Lindore dhe Europës Lindore si dhe Karaibe në zhvillimin e tyre të qëndrueshëm. Ministria Federale për Evropën, Integrim dhe Punëve të Jashtme (MPJ) planifikon strategjine e ADC. Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim synon zvogëlimin e varfërisë, ruajtjen e burimeve natyrore dhe promovimin e paqes dhe te sigurisë në vendet partnere. Qëllimi përfundimtar është që të sjellë një përmirësim të qëndrueshëm në kushtet e jetës të komuniteteve në Kosovë.

Programi për Partneritetet Afariste ndihmon kompanitë me kapital të përbashkët ku kompania aplikuese është nga Bashkimi Europian apo Zvicra dhe ka partneritet me një kompani nga Kosova. Duhet të kihet parasysh se ky është fond global dhe aplikacioni i kompanive ku partnerë janë edhe kompanitë kosovare hyn në garë me të gjitha aplikacionet që vijnë nga vendet e lartëpërmendura.

Kriteret:
•    Angazhim afatgjatë i kompanisë së huaj
•    Përmbushja e aspekteve zhvillimore

Financimi:
•    50% të vlerës së projektit mirëpo maksimalisht 200.000 Euro
•    Në rastin e studimeve të fizibilitetit 50% të vlerës së projektit mirëpo maksimalisht 20.000 Euro

Për informata të mëtutjeshme klikoni linkun: www.entwiclung.at