Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës së Papërpunuar

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Rezerva Obligative të Naftës së Papërpunuar janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për rezerva obligative me naftë të pa përpunuar;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike, të politikave për rezerva obligative me naftë të pa përpunuar;

1.3. Harton programin vjetor të rezervave obligative të naftës së papërpunuar;

1.4. Mirëmban listën e sasisë së rezervave obligative të naftës së pa përpunuar.

2. Udhëheqësi i Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës së Papërpunuar raporton tek Udhëheqësi  i Departamentit të Rezervave Shtetërore.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Rezerva Obligative të Naftës së Papërpunuar është dy (2).