Divizioni për Rezerva Shtetërore të Mallrave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për rezerva shtetërore të mallrave ;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike të politikave për rezerva shtetërore të mallrave;

1.3. Harton programin vjetor të rezervave shtetërore të mallrave dhe siguron zbatimin e tij;

1.4. Mirëmban listën e produkteve që janë rezervë shtetërore e mallrave ;

1.5. Siguron krijimin e rezervave shtetërore të mallrave, ripërtrirjen dhe përdorimin e tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës;

1.6. Siguron përmbushjen e obligimeve kontraktuale për rezerva shtetërore të mallrave;

1.7. Kujdeset për sigurimin e kushteve dhe hapësirave të nevojshme për deponimin dhe ruajtjen e mallrave të rezervës si dhe për sigurimin fizik të tyre.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Rezerva Shtetërore të Mallrave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Rezervat  Shtetërore të Mallrave është tre (3).