Divizioni për Komunikim Publik

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë:

1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;

1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;

1.4. Mirëmban ëeb faqen zyrtare të ministrisë;

1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim Publik është tre (3).