Divizioni i Turizmit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Turizmit janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për fushën e turizmit;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike të politikave për zhvillimin e turizmit në Kosovë;

1.3. Ofron mbështetje në promovimin e Kosovës si destinacion turistik;

1.4. Ofron mbështetje për bashkëpunim me asociacionet ndërkombëtare turistike;

1.5. Ofron mbështetje në organizimin e panaireve, konferencave dhe punëtorive nga sfera e turizmit dhe hotelierisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Turizmit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Industrisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Turizmit  është katër (4).

Potencialet e turizmit të Kosovës

Tabela 1.2; Segmentet ekzistuese me potencial në Kosovë
Llojet e turizmit Aktual Mundshëm Fillestar
Transit x    
Natyrë     x
Burimet e ujërave   x  
Shëndetësor x    
Dimëror x    
Kulturor – Historik     x
Rural   x  
Gjueti – Peshkatari   x  
Alpine     x
Speleo (Shpella)   x  
Aventurë     x
Shkencor   x  

Ne aspektin e trashëgimisë natyrore, rajonet kufitare te Kosovës përbejnë burimet kryesore qe ofrojnë produkt unik natyror turistik, sikurse është rasti me rajonin jug-perëndimor te ‘Alpeve Shqiptare’ ne kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, rajonin jug-lindor te maleve te ‘Sharrit’ ne kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe rajonin verior te maleve te ‘Kopaonikut’ ne kufi me Serbinë.

Trashëgimia kulturore ne Kosovë gjithashtu është shumë e larmishme. Kalatë e vogla sikurse kullat shqiptare, mullinjtë dhe urat, xhamitë dhe kishat, banjat turke, kështjellat dhe vendbanimet arkeologjike, që të gjitha ofrojnë një histori të pasur të rajonit.

Duke pasur parasysh pasuritë natyrore dhe kulturore të Kosovës, segmentet sikurse figurojnë me poshtë aktualisht përfaqësojnë shtyllat kryesore të ofertës turistike:

1. Turizmi Kulturor: Me objekte mesjetare të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO-s, me gjithsejtë 41 vende arkeologjike të rëndësisë së lartë, me një jetë nate të shoqëruar, me skenë të larmishme muzikore, me një mikpritje te jashtëzakonshme të vendasve. Kosova ka shumë për të ofruar në relacion me turizmin kulturor.

2. Turizmi malor dhe alpin: Me vendpushime dimërore dhe për skiator sikurse Brezovica në Malet e Sharrit. Kosova ka mundësinë që të forcojë dhe të përmirësojë pozitën e saj si destinacion për pushime dimërore.  Me respekt të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve turistike përgjatë gjithë katër stinëve të vitit, lugina e Rugovës tashmë vetëm se ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm të ofertave turistike me operatorët turistikë.

3. Turizmi rural, eko-turizmi dhe turizmi alternativ: Akomodimi ‘shtrat dhe mëngjes’ (“Bed and Breakfast”) vetëm se është pjesë e ofertës turistike në ‘Velika Hoç’ (Novobërd) dhe disa nga vendet tjera rurale te Kosovës. Ky lloj akomodimi aktualisht është pjesë e ofertës turistike lokale dhe regjionale.

4. Vizitat ndër-kufitare dhe regjionale: Përgjatë viteve të fundit, një numër i konsiderueshëm i bashkëpunimeve janë iniciuar me vendet fqinje (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni) dhe me vendet sikurse Turqia, të cilat janë duke gjeneruar rritje në numrin e vizitave dhe vizitorëve në Kosovë.  Janë iniciuar projekte nga donatorët për të krijuar një identitet (“branding”) të ‘Ballkanit Perëndimor’, në relacion me aktivitetet e ashtuquajtura “treking” dhe “haiking”.

5. Takime dhe konferenca:  Takimet dhe konferencat mund te konsiderohet si njëri nga segmentet me fitimprurës të ofertës aktuale. Në veçanti, seminaret, konferencat dhe trajnimet aktualisht janë si rezultat i prezencës të një numri të madh të organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të ndryshme që operojnë brenda vendit.