Divizioni për Infrastrukturë të Cilësisë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Infrastrukturë të Cilësisë janë :

1.1. Propozon politika për ngritjen e infrastrukturës së cilësisë;

1.2. Siguron harmonizimin e legjislacionit vendor për lëvizjen e lirë të mallrave me legjislacionin e BE-së

1.3. Përafrimi i direktivave evropiane në fushën e legjislacionit teknik në sistemin legjislativ të Kosovës;

1.4. Vlerëson zbatimin e rregullave teknike në fushën e sigurisë së produkteve si dhe propozon plotësimin dhe ndryshimet e tyre eventuale.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Infrastrukturë të Cilësisë, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Industrisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Infrastrukture te Cilësisë është tre (3).