Zëvendësministrat

Nexhat Ramadani,

Zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Tel: +381 38 200 36 553

email: nexhat.ramadani@rks-gov.net

Biografia

U lind më 11.10.1971, në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës.

Shkollimin fillor e mbaroi në shkollën “Migjeni” në Leshan, ndërsa të mesmen e mbaroi në QAMO ”Jeta e Re”, në Suharekë në vitin 1990.

Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë në vitin 1997, drejtimi Teknologji.

Përvoja e punës:

 Asamblist i Kuvendit Komunal në Suharekë (2000-2002), (2003-2007), (2010-2013), (2018-vazhdon).

Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës (2007-2009), (2014-2017)

Inxhinier në Prodhim në NBI ”Suhareka” (2002-2007),  Stone Castle (2011-2013)

U emërua më 17 qershor 2020  Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë 

Është i martuar  dhe ka  (1) fëmijë.

___________________________________________________________

 

Qerim Bajrami

Zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Tel: 038 200 36 637

email: cerim.bajrami@rks-gov.net

Publicist

Viti i lindjes: 1957 në Mushnikovë të Prizrenit, në Kosovë

Jeton në Prizren dhe është i martuar

Komuniteti: Boshnjak

Gjuhë amtare: Boshnjake,

Gjuhë të huaj:  Shqipe

Eksperienca e punës :

1981 – 1992 - Pozita e udhëheqës në biznesin “Trudbenik”,

1992 – 1993 - Puna në Minhen, në Gjermani,

1993 – 1998 - Puna private në Prizren,

2000 – 2004 - Punë në biznes privat,

2006 – 2010 - Punë në Fabrikën “Sat-styro“.

Angazhimet shoqërore: 

Nga viti 1992 është aktivistë në Lëvizjen Boshnjake-Kosovare për drejtat njerëzore nacionale dhe politike.

Nga vitit 1996 – 2002 ka qenë redaktorë në revistë boshnjake “Selam“, Prizren.

Nga viti 1993 ka qenë bashkëpunëtor në shumë gazeta dhe revista në gjuhën boshnjake në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi, Sanxhak etj...

Është autor i librit në gjuhë boshnjake “O Bošnjacima i bosanskom govornom području Kosova“.

Nga viti 1999 është themelues dhe bashkëpunëtor në punë në shumë shoqata/OJQ.

Nga vitit 2009- 2012 ka qenë anëtar dhe nënkryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Nga vitit 2012 – 2016 ka qenë anëtar i Bordit të politikës së gjuhëve.

Angazhimet politike:

Nga viti  2011 – 2014  ka qenë Zv.ministër në Ministrinë e Diasporës;

Nga  dhjetori i vitit 2014 – deri në maj të vitit 2017 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

Nga shtatori i vitit 2017 e deri në mars të vitit 2020 ka qenë Zv,ministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.