Ministri

Vesel KRASNIQI

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Tel:+383(0)38 200 36566

Biografia:

U lind më 03.03.1973, në fshatin Banjë, Komuna e Malishevës.

Shkollimin fillor e mbaroi në shkollën  "Naim Frashëri" në vitin 1988, ndërkaq shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën "Avdyl Frashëri" në Malishevë, në vitin 1992.

Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Kolegjin e Biznesit në Prishtinë, drejtimi Financat Publike, në vitin 2012.

Përvoja e punës:

Nga 01.09.2000-01.09.2001 Zyrtar i Turizmit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës;

Nga 01.06.2003-09.11.2005 Shef i Inspektoratit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës;

Nga 09.11.2005-21.01.2008 Shef i Thesarit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Malishevës;

Nga 21.01.2008-29.09.2017 Drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa.

Nga tetori 2017 deri në shkurt 2020 Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Nga 4 qershori u emërua Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Është i martuar dhe ka tre (3) fëmijë.

 

Emrtimi Viti