Divizioni për Politika Industriale

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Industriale janë:

1.1. Propozon dhe harton politikat sektoriale dhe nën sektoriale  industriale dhe siguron zbatimin e tyre;

1.2. Ofron mbështetje në krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe kushteve të favorshme për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm industrial në Kosovë;

1.3. Propozon masa konkrete në avancimin e industrisë kosovare;

1.4. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e industrisë, në përputhje me legjislacionin përkatës evropian;

1.5. Propozon ofrimin e autorizimit laboratorëve testues, trupave çertifikuese dhe inspektuese me qëllim të funksionalizimit të sistemit të përputhshmërisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Politika Industriale, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Industrisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Politika Industriale  është gjashtë (6).