Departamenti i Turizmit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Turizmit janë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për fushën e turizmit;
  2. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e dokumenteve strategjike të politikave për zhvillimin e turizmit në Kosovë;

1.3. Ofron propozime dhe promovon ndërkombëtarizimin e turizmit të Kosovës;

1.4. Bënë promovimin dhe marketingun e Kosovës si destinacion turistik;

1.5. Ofron mbështetje për bashkëpunim me asociacionet ndërkombëtare turistike;

1.6. Mbështet dhe promovon bashkëpunimin me regjionet, komunat, shoqatat e turizmit dhe OJQ-të;

1.7. Bën organizimin e panaireve, konferencave dhe punëtorive nga sfera e turizmit dhe hotelerisë;

1.8.  Zhvillon dhe zbaton  sistemin e informacionit turistik për të organizuar dhe menaxhuar informatat turistike

1.9. Nxit aplikimin e standardeve të cilësisë  për sektorin e akomodimit;

1.10. Merret me mbështetjen për zhvillimin e produktit të turizmit dhe projekteve të turizmit në rajone dhe komuna;

1.11. Rregullon veprimtarinë e bizneseve turistike në bashkëpunim me ARBK-në;

1.12. Monitoron dhe matë efikasitetin e masave të politikës mbi konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e turizmit të Kosovës;

1.13. Organizon bazën e të dhënave për potencialet e turizmit dhe hotelerisë;

 

2. Udhëheqësi i Departamentit të Turizmit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
 

3. Në kuadër të këtij Departamenti janë:

3.1. Divizioni për Hartimin e Politikave Turistike;

3.2. Divizioni për Promovim, Zhvillimin e Produktit, Bizneseve dhe Standardeve Cilësore.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Turizmit është dhjetë (10).