Mbështetja e NVM-ve për të përmirësuar gatishmërinë për eksport

Kjo nënkomponent do të mbështesë krijimin e Granteve të Pëputhshme (GP) për NVM-të me potencial eksporti, për t'i ndihmuar bizneset në marrjen e çertifikatave dhe standardeve të produktit, përmirësimin e aftësive të punonjësve dhe përdorimin e Shërbimeve të Zhvillimit të Biznesit (ShZhB). Grantet e pëputhshme mund të ndihmojë në adresimin e dështimeve të tregut, duke ndarë koston e bërjes së investimeve të rrezikshme në këto njohuri të produkteve.   

Kjo nënkomponent do të financojë shërbimet e këshillimit dhe ndërtimin e kapaciteteve për NVM-të e zgjedhura dhe shoqatat e biznesit (i) për të përmbushur kërkesat për zbatimin e standardeve dhe certifikimin e produktit të kërkuar nga tregjet e eksportit, (ii) për të rritur aftësitë për gatishmërinë për eksport, dhe (iii) për të pasur qasje në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit (ShZhB) / Trajnime. Skema e granteve të përputhshme do të menaxhohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)  nën MTI. Një Komitet i Pavarur i Përzgjedhjes (KPP) i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe sektori privat do të vlerësojnë aplikimet. Dizajni i përgjithshëm i granteve të përputhshme do të rregullohet nga Manuali i Granteve (MG) i përgatitur nga KIESA dhe i aprovuar nga Banka Botërore, bazuar në vlerësimin e nevojave të NVM-ve dhe aftësive të disponueshme të furnizimit në treg. Ky nënkomponent plotëson përbërësit e tjerë të projektit, të tilla si IKC. Ndërsa një sistem i përmirësuar i IKC-së do të zvogëlojë kostot e bizneseve për të marrë certifikimin dhe testimin e njohur ndërkombëtarisht, grantet e përputhshme do të mbështesin njohuritë e bizneseve për të përmbushur kërkesat e këtyre standardeve.

Madhësia e Grantit do të jetë nga 5,000€ në 46,800€ për Certifikimin e Produkteve / Standardet, ndërsa grantet maksimale për ShZhB / Trainim do të jenë 25,000€. Përjashtime mund të bëhen në raste të veçanta të shumave më të ulëta ose më të larta, në varësi të marrëveshjes së Menaxherit të Granteve të Përputhshme (MGP) dhe Komitetit Drejtues dhe në pajtim me BB. Ndërmarrjet mikro, të vogël dhe të mesme (NMVM) ose Shoqatat e Biznesit mund të aplikojnë ndonjë numër grantesh për Certifikimin e Produkteve / Standardet dhe ShZhB / Trajnim. Sidoqoftë, NMVM / Shoqatat mund të marrin / përfitojnë deri në 3 grante që i nënshtrohen shumës maksimale 50,000€.

Përafërsisht 90 firma dhe maksimum pesë Shoqata të Biznesit (me 150 deri 250 firma anëtare) pritet të përfitojnë nga ky program. GP dhënë për bizneset përmes Shoqatave të Biznesit do të inkurajojnë bizneset të ndajnë kostot e trajnimit. Meqenëse të trajnuarit ka të ngjarë të qëndrojnë brenda industrisë edhe nëse lëvizin midis firmave, kjo do të rrisë kapacitetin e grupeve të bizneseve brenda sektorit. MGP do të sigurojë grante të përputhshme deri në 60 përqind të kostos së Projektit, dhe minimumi i mbetur prej 40 përqind do të jetë kontribut nga Aplikantët. Bizneset që propozojnë të paguajnë një kontribut më të lartë do të preferohen gjatë procesit të përzgjedhjes.

Certertifikatat e Produkteve / Standardet e GP përcaktohen si grante për të bashkë-financuar kostot e NMVM për të marrë Certifikata / Standarde Ndërkombëtare. Financimi që do të jepet nga MGP mund të mbulojë një maksimum prej 60 përqind, deri në 46,800€ ekuivalente të kërkesës totale të aprovuar për buxhetin e Projektit të Aplikantit. Minimumi 40 përqind i kostos së Projektit duhet të mbulohet nga aplikuesi, vërtetuar nga llogaria bankare. Kostot e pranueshme për tu financuar nga MGP përfshijnë kostot e Certifikimit të Produktit (testimin, verifikimin, çertifikimin dhe inspektimin) auditimet e cilësisë, zbatimin e standardeve, për shembull, cilësia, mjedisi, trajnimi, etj. Ofruesi i këtyre shërbimeve mund të jetë gjithashtu nga një vend të huaj.