Banka Botërore/Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC)

Përkrahja financiare rajonale/globale

Banka Botërore / Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC):

Kosova është bërë anëtare dhe aksionare në Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) që nga viti 2009. IFC si pjesë e Bankës Botërore është aktive në Kosovë me shërbimet e këshilldhënjes për institucionet e Republikës së Kosovës si dhe në zhvillimin e sektorit privat duke ndihmuar kompanitë që të aftësohen për pjesëmarrjen në zhvillimin dhe implementimin e projekteve inrfastrukturore dhe prodhuese. Investimet e IFC-së në Kosovë kanë qenë të fokusuara në sektorin bankar, sektorin e minierave dhe prodhimtarinë e përgjithshme. Kriteri kryesor për të aplikuar për programet përkrahëse të IFC-së është që vlera minimale e projektit duhet të jetë mbi 1 milion EUR.

Për informata të mëtutjeshme klikoni linkun: http://www.ifc.org/wps/wcm/connect/region__ext_content/regions/europe+middle+east+and+north+africa/ifc+in+europe+and+central+asia/countries/kosovo+country+landing+page