Zëvendësministrat

Arbëreshë Krasniqi

Zëvendësministre

+383(0)38 200 36 553

arbereshe.krasniqi@rks-gov.net

Arbëreshë Krasniqi, e lindur me 15 shkurt 1987 në fshatin Drenoc, Komuna e Malishevës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmën në Malishevë. Studimet e larta i vazhdoi në Prishtinë.

Është e martuar, ka një vajzë dhe jeton së bashku me bashkëshortin në Malishevë.

Me datë 29.07.2018, znj. Arbëreshë Krasniqi është emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë


Edukimi:

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik

Titulli i fituar: Bachelor i Shkencave të Psikologjisë

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik

Dega: Psikologji Shkollore

Titulli i fituar: Magjistër i Psikologjisë


Përvoja e punës:

2010 – 2011  -  Analiste e kredisë në bankën KEP

2012 – 2018 – Mësimdhënëse në shkollën e mesme profesionale Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi’, në Malishevë

2013 – vazhdon – Shefe e grupit të asambleistëve të Nisma Socialdemokrate, në Kuvendin Komunal në Malishevë.

 

Aktiviteti politik:

2013 – 2015 - Kryetare e Rinisë së Nisma Socialdemokrate, dega Malishevë,

2013 – vazhdon – anëtare e kryesisë së Nisma Socialdemokrate