Lajme

Sqarim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për rekrutimin e Inspektorëve nga komuniteti serb bazuar në marrëveshjen e Brukselit

Prishtinë, 08/07/2019

Referuar raportimeve në media për rekrutimin e Inspektorëve nga komuniteti serb bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sqaron se punësimi i Inspektorëve nga komuniteti serb (strukturave në veri) është bërë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2015, marrëveshje politike dhe obligative për MTI-në (dhe shumë Institucione tjera).

Pavarësisht përpjekjeve të mëhershme të MTI-së në integrimin dhe angazhimin e këtyre punonjëseve në punë, një gjë e tillë ka qenë e pamundur deri me ardhjen e Ministrit Endrit Shala në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Njeri nder prioritetet kryesore të Ministrit Shala, ishte edhe angazhimi i këtyre punonjësve, duke filluar nga evidentimi në punë dhe raportimi në baza ditore, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 2015.

Që nga Tetori 2018, me urdhër të Ministrit Shala, nëpunësit në fjalë, kanë filluar të kryejnë detyrat sipas përshkrimit të vendit të punës, si dhe të mbikëqyren dhe monitorohen në baza të rregullta nga përgjegjësit e njësive. Për më shumë, për nëpunësit të cilët nuk i janë përmbajtur orarit dhe kanë neglizhuar punën e tyre, janë marr masa disiplinore sipas Ligjit për Shërbimin Civil.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pavarësisht faktit që kjo çështje konsiderohet më shumë problem politik, ka arritur që të fus në sistem nëpunësit në fjalë, duke vendosur kontroll, rritur llogaridhënien dhe arsyetuar shpenzimin e parasë publike për pagat e nëpunësve në fjalë.