Lajme

Ministri Shala priti në takim ambasadorin O’Connell, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

Prishtinë, 08/05/2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell.

Ministri Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme.

Ministri e njoftoi ambasadorin për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në mbështetjen ndaj prodhuesve vendorë.

Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, tregoi gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme në fushën ekonomike dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin si dhe dukuri të tjera negative në fusha të ndryshme.