Lajme

Ushtruesja e detyrës e ministres, Arbëreshë Krasniqi, takim njoftues me kryeshefat e MTI-së

Prishtinë, 13/09/2018

Ushtruesja e detyrës e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, priti sot ne takim njoftues kryeshefat e agjencive të këtij dikasteri, ku diskutuan për të arriturat e ministrisë në periudhën tremujore.

Në vazhdën e këtij takimi ministrja Krasniqi u zotua se do të kryejë detyrën me përkushtim dhe shprehu mirënjohje për gatishmërinë për bashkëpunim me kryeshefat e agjencive të MTI-së.

Krasniqi tha se objektivat e së ardhmes së këtij institucioni do t’i shtyjmë bashkërisht me vullnet dhe profesionalizëm.