Lajme

Mbahet takimi i parë publik për diskutimin e draftit fillestar të Koncept dokumentit në Fushën e Konkurrencës

Prishtinë, 31/07/2018

Në kuadër të përmirësimit të kornizës ligjore që përcakton rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, Qeveria e Kosovës ka iniciuar procedurat e hartimit të një Koncept Dokumenti në fushën e Konkurrencës. Më konkretisht këtë procedurë e kryeson Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në bashkëpunim me Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Bazuar në këtë nisem u mbajti takimi i parë publik për të diskutuar draftin fillestar të Koncept dokumentit në Fushën e Konkurrencës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, bizneseve dhe shoqatave të biznesit. Takimi u organizua nga Departamenti i Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave në MTI, ndërkaq u kryesua nga Z. Bleron Menzelxhiu, udhëheqës i divizionit për koordinim të politikave. 

Qëllimi i takimit ishte informimi i bizneseve dhe palëve të interesit me të arriturat e deritanishme sa i përket hartimit të draftit fillestar të Konceptit në fushën e Konkurrencës. Fillimisht u prezantuan shkaqet dhe efektet për plotësim-ndryshim te ligjit  për konkurrencën qe grupi punues i kishte përgatitur dhe pastaj gjate diskutimit të hapur, të pranishmeve ju dha mundësia e paraqitjes së komenteve, sugjerimeve, apo problemeve aktuale, me të cilat po ballafaqohet tregu, qofshin ato probleme teknike, legjislative, administrative apo edhe probleme të tjera.

Çështjet për të cilat u diskutua dhe u debatua u ndërlidhen me ri-definimin e përqindjes të pozitës dominuese në treg, vendimeve ekzekutive të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, çështje specifike që ndërlidhen me nene specifike në ligj, afatet kohore të fillimit të procedurave, si dhe masës se harmonizimit të kornizës ligjore me atë të Acquis.

Një theks i veçantë u dha edhe në përshkrimin e metodologjisë dhe procesit të hartimit të koncept dokumentit. Kjo metodologji është e bazuar në Udhëzuesin dhe Doracakun për Hartimin e Koncept Dokumenteve e përpiluar nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë, udhëzues ky qe përkufizon mënyrën se si një Koncept Dokumentet duhet të hartohet.

Në fund, palët pjesëmarrëse u dakorduan që të kontribuojnë në procesin e hartimit të Koncept Dokumentit në fushën e Konkurrencës duke dhënë edhe komentet e tyre me shkrim në lidhje me çështjet që ata mendojnë se duhet të adresohen më tej si dhe duke vazhduar të jene pjese e diskutimeve të ardhshme publike për të finalizuar këtë dokument.

Takimi u mbajt ne ndërtesën e Qeverise, ne sallën P-38 ne ora 10.00.