Lajme

Ministri Hasani priti në takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshin, diskutuan për bashkëpunimin në mes dy vendeve

Prishtinë, 27/07/2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka takuar të premten ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi me të cilin janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes të dyja vendeve.

Me këtë rast ministri Hasani ka shfaqur përkushtimin e tij për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Hasani e ka cilësuar të suksesshëm raportin mes Kosovës dhe Maqedonisë si në aspektin ekonomik, tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve.

Hasani është shprehur se takime të tilla kontribuojnë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjithashtu ministri Hasani, ka përmendur faktin se Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe vend me të cilin kemi një shkëmbim të madh tregtar.

Ministri Hasani dhe ai Bekteshi kanë biseduar edhe për masën e vendosur nga Kosova për pemët dhe perimet e importit.