Lajme

Zëvendësministri Arifi prezanton potencialet turistike në konferencën për Turizmin në Sarajevë

Prishtinë, 28/06/2018

Zv. ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, po merr pjesë në takimin e grupit te eksperteve te turizmit ne Sarajeve, i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Në këtë takim, respektivisht me 27 qershor, u prezantua projekti regjional i turizmit “Triple P Project”, ndërsa me 28 qershor u lansua ky projekt.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe anëtarët e grupit te ekspertëve të turizmit nga Kosova: Lumturije Geci  dhe  z. Kastriot Vrella nga MTI-ja.

Me këtë rast, zv/ministri Fadil Arifi theksoi se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë mirë të lidhura me njëra-tjetrën si në aspektin e gjeografisë, ekonomisë, historisë, e përse të mos lidhen  edhe me turizmin. “Doket, traditat, kultura e këtyre gjashtë vendeve të  Ballkanit janë aq të ngjashme dhe të ndërlidhura mirë me njëra tjetrën,  por me e bukura është se secila kulturë ka diçka te veçante përsëri, prandaj kjo është e bukura”, potencoi zv/ministri Arifi.

Ndër të tjerash, ai potencoi se produktet tona turistike të përbashkëta  si rajon mund të jenë shumë atraktive për vizitorët më të largët ndërkombëtarë. Por ky synim sigurisht se do të arrihet vetëm me një vullnet të mirë për bashkëpunim nga secili vend i Ballkanit dhe duke punuar e krijuar kushte sa më të favorshme për zhvillimin dhe promovimin e tyre. Por njëherësh edhe duke ngritur cilësinë e shërbimeve dhe adaptuar standardet evropiane. “Bashkërisht të gjithë duhet ta shohim turizmin si një nga mundësitë për zhvillimin e vendit i cili ofron kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin rajonal dhe lokal, përmirëson standardin jetësor të popujve, integron natyrën, kulturën, historinë, gastronominë dhe mikpritjen tradicionale në mënyrë kreative të bazuar në përvojë ekonomike dhe mënyra inovative. Kosova ofron potenciale të hollësishme për zhvillimin e turizmit kulturor dhe avanturier, andaj projektet të tilla si “Triple P” janë shumë të mirë se ardhura për ne duke qenë se ekziston nevojë e bollshme për t’i zhvilluar produktet turistike të llojit avanturier dhe kulturor”,  tha zv.ministri Arifi.

 

Projekti regjional i turizmit “Triple P Project” do te perfshije 6 shtetet e Ballkanit, ku ne total do te jete ne vlerë totale prej pesë milionë eurosh, për tri vitet e ardhshme  (2018-2021), i cili do të përfshijë mbi 30 grante, ku secili grant do të jetë në vlerë prej 50.000 eurosh dhe kriteri kryesor për aplikim do të jetë përfshirja e më së paku tri shteteve së bashku. Fushat e këtij projekti do të jenë promovimi i turizmit, zhvillimi i politikave të turizmit si dhe përmirësimin e infrastrukturës në terren. Në këtë mënyrë kjo do të prekë nga afër zhvillimin ekonomik, rritjen e vendeve të punës dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Prandaj edhe Kosova do të përfitojë në zhvillimin e produkteve turistike kulturore dhe aventurier, ku këto produkte do të hyjnë në ofertat e përbashkëta rajonale bashkë me pesë vendet tjera pjesëmarrëse. Pastaj promovimin e këtyre produkteve të përbashkëta, por mbi të gjitha do të përfiton në garantët që ofron ky projekt.

Sesioni i parë për informim të garantëve për Kosovë parashihet  të jetë ne fund të muajit korrik, ku do te jepen informata me të detajuara nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.