Lajme

Ministri Hasani priti mysafirë të veçantë


Prishtinë, 01/06/2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, për nder të 1 Qershorit, - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka pritur nxënës nga tri shkolla të kryeqytetit, “Hasan Prishtina”, “Dardania” dhe  “Faik Konica”. 



Hasani ka biseduar me fëmijët për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke iu treguar detyrat dhe përgjegjësit e kësaj ministrie. 


Ministri i siguroi nxënësit se po punojnë shumë që fëmijët ta kenë të ardhmen edhe më të mirë.

"Fëmijët padyshim që janë e ardhmja e ndritur e Kosovës. Të gjithë kishin plane për të ardhmen. Më befasuan me inteligjencën dhe ambiciet e tyre. Iu thashë mësoni shumë, sepse Kosova ka nevojë për ju", tha Hasani.