Lajme

Zëvendësministri Faton Thaçi: MTI ka dëshmuar se është dhe do jetë kujdestari më i mirë për prodhuesit vendorë dhe bizneset

Prishtinë, 07/03/2018

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi, sot në konferencën e organizuar nga Increase of Competitiveness and Export Promotion (ICEP), me temë: “Prezantimi i studimit për zinxhirin e vlerës në sektorin e drurit”, tha se sektori i përpunimit të drurit  është njëri prej sektorëve të rëndësishëm në Kosovë, veçanërisht për nga numri i bizneseve dhe kontributi në punësim.

Njëkohësisht, ky sektor së bashku me atë të ushqimit dhe materialeve ndërtimore  kanë gëzuar një mbështetje edhe nga programet  tjera në kuadër të asistencës për rritjen e aftësive konkurruese të grupeve të caktuara.

Ndërkaq, koordinatorja e ekipit nga Bashkësia Evropiane Corinne Deleu ka deklaruar se sektori i industrisë së drurit është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i gatshëm për eksport. 

“Studimet në zinxhirin e vlerës janë me rëndësi dhe konsiderojmë se sektori i industrisë së drurit është kryesori dhe është një sektor që do të jetë i gatshëm për eksport dhe se jam e kënaqur që mund të ndajmë rezultatet dhe studimet me të gjithë akterët, por po ashtu edhe me përfaqësuesit me disa nga agjencitë e donatorëve, që po punojnë në zhvillimin e sektorit privat, po zbatojnë programe të reja dhe unë shpresoj që ky studim të jetë i shfrytëzueshëm”, tha koordinatorja Deleu.

Përveç tjerash Thaçi tha se sektori i prodhimit të drurit dhe produkteve të drurit është njëri ndër kontribuuesit në punësimin e punëtorëve në Kosovë në vazhdimësi. Në vitin 2012, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë sektor, ishin të punësuar 6.5 për qind. Ky trend është ruajtur edhe në vitin në vijim, por në tri vitet e fundit vërehet një tendencë rënie e vogël, në rreth 5.2 për qind. Një trend të ngjashëm e vërejmë edhe te sektori i prodhimeve të tekstilit, me rreth 4.5 për qind të të  punësuarave në tri vitet e para- 2012-2014 .

Thaçi tha se objektive kryesore në të ardhmen paralelisht me përkrahjen e grandeve dhe subvencioneve MTI ka planifikuar në buxhetet e ardhshme do t’i dhamë rëndësi të veçantë gjatë plotësim-ndryshimit të infrastrukturës ligjore të gjitha kërkesave dhe nevojave tuaja për t’i inkorporuar në legjislaturën e re, për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

Thaçi shtoi se një ndër infrastrukturat ligjore që ne iu kemi dhënë prioritet janë: Ligji për investime strategjike, që përfshihet edhe sektori i drurit; Ligji anti-dumping, që është ne zbatim e sipër; Ligji për masat mbrojtës dhe importe, që është në proces e sipër; Ligji i tregtisë së brendshme, që do të jetë në favor të prodhuesve dhe bizneseve; si dhe Ligji për materiale ndërtimore.

Në fund të këtij takimi, zv/ministri Thaçi tha se ne si MTI kemi përkrahur dhe do t’i përkrahim prodhuesit me grande dhe subvencione si dhe kemi përkrahur promovimin e produkteve të tyre në panaire pjesëmarrëse në vende të ndryshme të botës.