Lajme

Zëvendësministri i Ministrisë  së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, mori pjesë në Forumin e Gruas, e organizuar nga USAID në bashkëpunim me institutin RIINVEST

Prishtinë, 18/12/2017

Në Forumin e mbajtur me temë: “Fuqizimi i grave në zhvillimin ekonomik të vendit, i organizuar nga USAID-i, në bashkëpunim me institutin RIINVEST dhe një numër organizatash dhe shoqatash të grave, mori pjesë edhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, i cili vuri në pah rëndësinë e gruas, përkatësisht femrës në shoqërinë kosovare dhe në organet vendimmarrës.

Zëvendësministri Thaçi, diskutimin e tij e përqendroi në atë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë pjesë në përkrahjen dhe subvencionimin e bizneseve që në mënyrë direkte pronësinë e kanë gjinia femërore.

Me ketë rast, z. Thaçi nxori të dhëna statistikore që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kishte adresuar në pjesëmarrjen e gjinisë femërore qoftë në mbështetje të organizimit të panaireve, përkrahjes financiare që drejtohen nga femrat qoftë në formë të grandeve apo subvencioneve.

Në fund, zëvendësministri Thaçi, gjatë debatit në pyetje dhe përgjigje nga të interesuarit , u ofroi bashkëpunim të ndërsjellë për të gjitha kërkesat dhe nevojat që u parashtruan nga ky forum.