Lajme

OEK lanson platformën online për hartimin e biznes planeve, synon lehtësimin e të bërit biznes

Prishtinë, 24/11/2017

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe kompania GEOtest, nga Çekia kanë lansuar platformën online për hartimin e biznes planeve. Ky aktivitet organizohet në kuadër të aktivitetit “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të aktivitetit “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”. OEK përmes kësaj platforme synon lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, ngase një pjesë e madhe e kompanive Kosovare nuk kanë të zhvilluar plan të biznesit çka edhe ndikon në uljen e konkurrueshmërisë së tyre dhe njëherë rritjen e vështirësive për qasje në financa. Ambasadori çek në Kosovë, Virezslav Pur, tha se projekti është 30 milionë euro dhe ka për qëllim që asistenca e eksperteve çek të jetë në funksion të zhvillimit të NVM-ve. “Ky projekt është i fokusuar në biznese dhe është i fokusuar që të ketë mundësi të bëhet tregtia dhe liberalizimi i tregtisë dhe integrimi më i mirë në sistemin ndërkombëtar të tregtisë. Programi ka për fokus ndërtimin e kapaciteteve të NVM-ve”. “Në këtë mënyrë palët marrin ekspertët dhe përvojën e jonë dhe ato pajisjet se si duhet të përdoren”

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK, tha ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi sipas tij, biznes plani është çelësi i absorbimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian (BE). “Ky është një partneritet që ka një rëndësi shumë dimensionale, në aspektin ekonomik është një partneritet i cili do të gjenerojë diçka që është shumë e rëndësishme për sektorin privat në veçanti për NMV-të dhe po e forcojmë një mekanizëm që është çelësi i suksesit për të absorbuar mjetet, qoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga donatorët, sepse mekanizmi kyç i absorbimit është biznes plani dhe besoj që një faqe e tillë e dizajnuar dhe e përgatitur me standarde dhe kritere evropiane është e një rëndësie të pakontestueshme”.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, falënderoi organizatorët e seminarit dhe ambasadën e Çekisë, si dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në mes të institucioneve publike dhe sektorit privat duke ndërtuat kështu partneritet që garanton mundësi të reja punësimi dhe ndikim direkt në rritjen ekonomike të vendit. Me tutje, z. Thaçi shpalosi hapat që janë ndërmarrë në drejtim të përmirësimeve për të lehtësuar aktivitetet e të berit biznes si dhe lehtësirat në fushën e politikave fiskale për heqjen e tarifave dhe taksave doganore për lendet e para dhe për makineri. Zv.ministri Thaçi me tutje shtoi se “ne si institucione publike konkretisht Qeveria e Kosovës në partneritet me sektorin privat - NVM do punojmë e angazhohemi bashkërisht në punë ekipore që:

Të konkretizohet, rritet dhe fuqizohet partneriteti Qeveri – sektor privat për zhvillim dhe rritje ekonomike;

Do të punojmë për një funksionim sa më konkurrues, transparent e efikas të tregjeve në të gjithë sektorët e ekonomisë;

Me masa e politika konkrete, do të nxisim e mbështesim lirinë e tregjeve, eliminimin e monopoleve dhe informalitetin (tregun e zi), dhe evazionit fiskal si dhe ç’do formë tjetër që cenon funksionimin normal të tregjeve të lira në Kosovë;

Do  të rrisim në maksimum mekanizmat monitorues e kontrollues në efikasitetin e masave dhe strukturave institucionale të mbikëqyrjes së tregjeve në Kosovë;

Do të përmirësojmë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të institucioneve të ndryshme si rregullatorë në funksion të rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregjeve;

Do të zhvillojmë dhe harmonizojmë dhe koordinojmë të gjitha  politika fiskale tregtare të mallrave lehtësuese për prodhuesit tanë vendor në raport me vendet e rajonit;

Do angazhohemi dhe do të punojmë bashkërisht që shteti dhe sektori privat të ndërgjegjësohen maksimalisht për nxitjen dhe zgjerimin e zhvillimit ekonomik, duke u angazhuar bashkërisht në luftimin dhe eliminimin maksimal të ekonomisë joformale ( puna në të zezë) dhe evazionit fiskal;

Do angazhohemi për konsolidimin e biznesit në Kosovës duke selektuar apo strukturuar biznesin në Kosovë të cilat do të përbëjnë skeletin bazë të zhvillimit ekonomik në Kosovës, rregullimin e tregut të brendshëm etj”.