Lajme

Ministri Hasani priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë Italiane të Tregtisë

Prishtinë, 07/11/2017

Sot, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim znj. Elisa Scela, drejtoreshë e Agjencisë Italiane të Tregtisë, e shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të kësaj agjencie, që gjendet me seli në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësim të Republikës së Kosovës në kuadër të Ambasadës Italiane në Kosovë.

Fillimisht të pranishmit shprehën falënderime për pritjen dhe në të njëjtën kohë e uruan ministrin Hasani për detyrën e re në krye të këtij dikasteri.

Ministri Hasani shprehu admirimin e tij ndaj shtetit italian dhe kërkoi nga investitorët e interesuar italianë, që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, se tashmë është bërë avancimi i reformave që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po i ndërmerr për të krijuar klimë më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë.

Ministri Hasani i njoftoi mysafirët se para disa ditësh është publikuar raporti Bankës Botërore, ku e ka klasifikuar të bërit biznes në Kosovë më mirë së shumica e vendeve në rajon.

Përfaqësuesit e Agjencisë Italiane të Tregtisë e njoftuan ministrin Hasani me punën e kësaj agjencie në shtetin shqiptar dhe shprehën gatishmëri për mbështetje edhe të Republikës së Kosovës në disa fusha, si p.sh në: Energji,  Teknologji Informative. Infrastrukturë etj.