Ministri Krasniqi falënderoi stafin e MTI-së!
Prishtinë,
29/12/2020
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe zv. sekretarja e MTI-së, Gentiana Islamaj mbajtën një takim përshëndetës me stafin e ministrisë, me rastin e përmbylljes së vitit 2020.
Ministri Krasniqi vlerësoi lart punën dhe angazhimin e stafit civil të MTI-së, që ndonëse në situatë pandemie ata nuk janë ndalur.
Sipas tij, viti 2020 ishte i suksesshëm për MTI-në pavarësisht sfidave që e përcollën.
Ai shtoi se në bazë të raporteve përmbyllëse të fund-vitit, MTI është vlerësuar ndër ministritë më efikase dhe për këtë falënderoi stafin e MTI-së për përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrave.
Ministri Krasniqi i dha mirënjohje zyrtares së MTI-së, znj. Florije Lecaj si punëtorja më e dalluar e vitit 2020.
Në fund, ministri Krasniqi i uroi stafit të MTI-së shëndet dhe mbarësi për vitin e ri 2021.