Lajme

Komisioni ndërministror për Investime strategjike mbajti takimin e

Prishtinë, 24/12/2020

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar raportet e përgatitura nga grupet operacionale të disa aplikimeve për investime strategjike.

Komisioni me shumicë votash ka aprovuar rekomandimet e grupit operacional për subjektin aplikues “Çiçavica Wind Farm 1” L.L.C.

Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë kërkuar informacione shtesë për disa çështje të cilat nuk ishin sqaruar sa duhet në raportet e grupeve operacionale.

Në aplikimet për investime në hotel “Grand” janë shqyrtuar rekomandimet e grupit operacional për tri ofertat ku komisioni ka shqyrtuar vetëm  investitorin potencial strategjik “Bau Investment” LLC , pasi që është konstatuar se ka dokumentacionin më të kompletuar.

Por megjithatë edhe për këtë është kërkuar që komuna e Prishtinës t’i jep rekomandimet për kufijtë dhe hapësirën rreth hotelit “Grand”.

Njëzëri komisioni ka konstatuar se institucionet kompetente duhet t’i japin opinionet e tyre lidhur me investimet në fushën e energjisë së ripërtërishme.