Lajme

Raport analitik për Sektorin C-Industria Përpunuese

Prishtinë, 23/12/2020

Departamenti i Industrisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka hartuar Raportin Analitik, në kuadër të Politikave Industriale, për trendët e zhvillimit të sektorëve industrialë për Sektorin C dhe në veçanti për nën-sektorët e industrisë përpunuese, -kodet 10-33.

Raporti paraqet trendët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës për vitet 2017-2019, me theks të veçantë në degët kryesore industriale gjatë vitit 2019, por edhe një analizë krahasuese për dy vitet e fundit, 2018-2019.

Në raport paraqiten analiza të detajuara për BPV, IHD, trendët e eksporteve dhe importeve në industrinë përpunuese si në rajon ashtu edhe me vendet tjera.

Po ashtu, ky raport prezanton edhe analiza për numrin e të punësuarave në industri, të ndërmarrjeve dhe vlerën e qarkullimit sipas komunave në shtatë regjionet e Kosovës.

Raportin përmbledhës mund ta gjeni në këtë link: https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/025274DA-3A68-486F-A0D2-33491AAD2E03.pdf