Ministri Krasniqi në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Prishtinë,
22/12/2020
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka qëndruar në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është pritur nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri Krasniqi ka deklaruar se në takim është biseduar për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve dhe për pengesat tarifore dhe jo-tarifore, si dhe për problemet me të cilat po përballemi në këtë kohë pandemie.
Sipas ministrit Krasniqi, tema tjetra për të cilat është biseduar dhe që jemi dakorduar janë nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit për fushën e kontrollit të mallrave strategjike dhe një marrëveshje për turizmin, - si një sektor i rëndësishëm për të dyja vendet.
Ministri bëri të ditur se me ministrin Bekteshi janë pajtuar që bashkërisht të aplikojmë në projektet e IPA-s të BE-së për t'i mbështetur ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.