Ministri Krasniqi priti përfaqësuesit e AKB-së, biseduan për mundësitë lehtësuese të bizneseve në pandemi
Prishtinë,
21/12/2020
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim delegacionin nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), të kryesuar nga kryetari Agim Shahini.
Ministri Krasniqi theksoi se sot biseduam me përfaqësuesit e AKB-së për situatën e krijuar nga pandemia, menaxhimin e saj, si dhe vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.
Në takim, sipas ministrit, trajtuam edhe mundësitë që orari i punës për biznese të zgjatet në mënyrë që të shmanget grumbullimi i madh i konsumatorëve në orare të caktuara.
“Shpreha vullnetin tim për t’i trajtuar shqetësimet e tyre edhe sa i përket propozimeve për faljen e ndëshkimeve dhe interesit të borxheve publike”, ka theksuar ministri Krasniqi.
Ai ka theksuar se temë tjetër e diskutimit ishte edhe plotësim/ndryshimet për disa ligje, që tashmë janë kompletuar, si: Ligji për investime strategjike, Ligji për tregti të brendshme dhe Ligji për tregti të jashtme.