Lajme

Ministri Krasniqi raportoi në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike

Prishtinë, 01/12/2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku i ka njoftuar anëtarët e komisionit për obligimet, sfidat dhe arritjet e kësaj ministrie.

Me theks të veçantë, ministri Krasniqi foli për përmbushjen e obligimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) , në raport me zbatimin e rekomandimeve të BE-së për vitin 2021. Për këtë ai tha se jemi koherent dhe duke bërë përpjekje për zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Ai i ka informuar anëtarët e këtij komisioni edhe për arritjet, planifikimet, si dhe për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku gjatë këtij viti janë ndarë subvencione prej 1 milion e 234 mijë e 634 eurosh, kurse gjatë kësaj jave pritet të transferohen në llogaritë e bizneseve përfituese femrav në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Ministri Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e komisionit edhe për hartimin e raporti analitik krahasimor për rimëkëmbje ekonomike për ndikimin e COVID-19 në industrinë përpunuese për periudhën 2019-2020, ku i është drejtuar Zyrës së kryeministrit për përfshirje në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, duke shtuar se për vitin 2021 janë planifikuar subvencion, nga buxheti i MTI-s, në vlerë prej 1 milion e 780 mijë eurosh.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se gjatë vitit 2021 janë paraparë “Për vitin 2021 janë planifikuar të draftohen 9 ligje dhe 6 akte nënligjore. Të ndërmerren hapa konkret për të rritur kapacitetet e koordinimit politik-bërëse për t’i zbatuar të drejtat e pronësisë industriale dhe komerciale, në përafrim me legjislacionin evropian. Dhe rekomandimi kryesor është miratimi 5 ligjeve. Të ratifikohet dhe zbatohet protokolli shtesë i CEFTA-s, me numër 5, për lehtësimin e tregtisë, të ratifikohet dhe zbatohet protokolli shtesë, 6 - për tregtinë e shërbimeve”, ka theksuar Krasniqi.

Ndër sfidat kryesore të kësaj ministrie, sipas ministrit Krasniqi, është implementimi i rekomandimeve, për shkak të buxhetit të vogël, që është ndarë për këtë ministri”, tha Krasniqi.