Lajme

MTI lanson projektin për tregtinë në shërbime, në vlerë prej 1 milion eurosh

Prishtinë, 17/11/2020

Në takimin virtual, që u mbajt sot u lansua projekti i binjakëzimit "Asistencë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit - Direktiva e Shërbimeve të BE 2006/123/ EC", në vlerë prej 1 milion eurosh.

Ky projekt, që ka për qëllim zbatimin e direktivave të tregtisë në shërbime, do të implementohet nga konzorciumi Kroato-Gjerman, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. 

Zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme e  MTI-së, në cilësinë e Drejtoreshës së Projektit, prezantoi shkurtimisht performancën e sektorit të shërbimeve në Kosovë. Gjithashtu u prezantua edhe ekipi me të cilët do të bashkëpunohet në realizimin e punëve për dy vitet e ardhshme, si dhe u diskutua edhe rreth përgatitjes së planit për aktivitetet të cilat do të realizohen nga projekti.