Lajme

Ministri Krasniqi ndalon importin e vajit të palmës

Prishtinë, 11/09/2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë, që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës.

Vendimi i plotë gjendet në këtë link: https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/ACC0C5C5-2516-4FE4-A98D-EAE3C24DFDC0.pdf