Lajme

Urdhërohen subjektet turistike të shtyjnë shërbimet turistike

Prishtinë, 09/09/2020

Me nënshkrimin e Urdhëresës nr. 6016 për  shtyrjen  e shërbimeve  turistike nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, urdhërohen subjektet turistike që përmes kuponëve (vouchers) ose dokumenteve të barasvlershme t’u mundësojnë konsumatorëve:

  • shtyrjen deri me 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara ose të rezervuara turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19;
  • zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njëjtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëve iu janë anuluar paketat turistike për shkak të pandemisë COVID-19; dhe nëse paketat zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulet subjektet turistike duhet t’ua kthejnë dallimin në çmim;
  • bartja e të drejtave nga personat që nuk mund të udhëtojnë tek personat e tjerë  duhet të bëhet me marrëveshjen e palëve.

Njëherësh, kjo urdhëresë shfuqizon Urdhëresën 2241, të datës 18.05.2020.

Shih: Urdhëresa nr.6016 për shtyrjen e shërbimeve turistike