Lajme

URDHERESE - 23.03.2020

Prishtinë, 24/03/2020

URDHERESE - 23.03.2020

FRESKUAR MË: 23/03/2020

Nr. ref. 01/05
Prishtinë, 23.03.2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike (MEPTINIS), në mbështetje të neneve 10, 11 dhe 17 të Ligjit nr. 06/L-113 për Or­ga­ni­zi­min dhe Fun­ksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjen­cive të Pa­va­ru­ra, ne­nit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcës 8 pikat 20, 30 e 31 të Rre­gu­llo­res (QRK) nr. 05/2020 për Fushat e Për­gje­gjësisë Ad­mi­nis­trative të Zyrës së Krye­mi­nistrit dhe Mi­nis­trive, si dhe vendimeve nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr.1/11 te 15 marsit 2020 të Qeverisë së Republikës së Ko­so­vës, lidhur me masat ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik, ba­zuar tutje në Ligjin nr. 2004/18 për Tregti të Bren­d­sh­me, i ndryshuar, si dhe në urdhëresat e lëshuara nga MEPTINIS nr. 01/01 e 12 marsit 2020, nr. 01/02 e 17 marsit 2020,  nr. 01/03 e 17 marsit 2020, e plotësuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe duke pasur parasysh kërkesat e Planit Kombëtar të Re­a­gi­mit dhe re­ko­man­dimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nxjerr këtë:

URDHËRESË
për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik (23-03-2020)

 

1.    Urdhërohen të gjithë operatorët ekonomikë:

1.1.    të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik;

1.2.    të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe

1.3.    me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

2.    Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:

2.1.    të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;

2.2.    të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fun­dit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shën­de­tësi Publike (IKSHP);

2.3.    të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për pu­no­njësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shë­n­detësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),

2.4.    të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar vep­rim­ta­rinë, duke për­fshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe

2.5.    të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

3.     Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mby­llura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), për­veç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qen­d­ra tregtare.

4.    Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.

5.    Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

6.    Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

7.    Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebap­to­ret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:

7.1.    Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e ka­rri­get që përdoren për shërbim bren­da lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.

7.2.    Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].

7.3.    Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpër­ndajnë me porosi (delivery).

7.4.    Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç per­so­ne­lit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpër­ndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa ri­go­ro­ze të hi­gji­enës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.

  1. Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqë­sore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e vep­rimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:

8.1.    Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending ma­chi­ne), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).

8.2.    Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dy­qa­ni i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine). Por, lejohet shpërndarja e pro­duk­te­ve/shërbimeve me porosi (delivery).

9.    Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punë­dhë­nësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u kon­sumuar në vend punishte/hapësirën e punës.

10. Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. My­sa­fi­rët mund të shër­behen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhë­nat e sakta të my­sa­fi­rë­ve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli du­het të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shën­de­tësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësis Publike.​

11. Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).

12. Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletush­kat, kuponat, katalogët e të tjera.

13. Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e ma­ki­na­ve vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].

14. Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë ma­sat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.

15. Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje si­pas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emer­gjen­cën e shëndetit publike.

16. Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Ko­so­vës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zba­ti­min e ven­dimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

17. Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.

18. Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

 

Rozeta HAJDARI, Ministre


[1]               Përdorimi i parasë së gatshme sjell rrezik për përhapjen e pandemisë COVID-19

[2]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara nëpër tregje dhe çarshi

[3]               Në listën e veprimtarive me kode NACE qartësohet se cilat veprimtari ekonomike lejohen të punojnë dhe cilat veprimtari ekonomike nuk lejohen të punojnë.

[4]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë

[5]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë

[6]               Të sigurohet mbajtja e distancës shoqërore e shmangia e kontaktit dhe masat e tjera sipas MSH dhe IKShP, si gjatë transportit të punëtorëve, ashtu edhe gjatë punës.

* * *

SHTESË: KLASIFIKIMI I VEPRIMTARIVE EKONOMIKE, SIPAS KODEVE NACE*,
NË LIDHJE ME URDHËRESËN E MEPTINIS, TË DT. 23 MARS 2020

KODI NACE Rv. 2

VEPRIMTARIA

LEJOHET

 VËREJTJE

01

Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbimet e lidhura me to

PO

 

02

Pylltaria dhe prerja e drunjve

PO

 

03

Peshkimi dhe Akua-kultura

PO

 

05

Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve

PO

 

06

Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror

PO

 

07

Nxjerrja e xehes së metalit

PO

 

08

Xeherorët  dhe guroret  tjera

PO

 

09

Veprimtaritë e shërbimeve mbështetëse të xeheroreve

PO

 

10

Përpunimi i produkteve ushqimore

PO

 

11

Prodhimi i pijeve

PO

 

12

Prodhimi i produkteve të duhanit

PO

 

13

Prodhimi i tekstilit

PO

 

14

Prodhimi i  veshjeve

PO

 

15

Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës

PO

 

16

Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve; prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara-thurëse

PO

Sqarim: ndërsa kategoria 31 i liston prodhimet e mobiljeve.

17

Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës

PO

 

18

Shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara

PO

.

19

Prodhimi i koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës

PO

 

20

Prodhimi i produkteve kimike

PO

 

21

Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike

PO

 

22

Prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës

PO

 

23

Prodhimi i produkteve minerale jometalike

PO

 

24

Prodhimi i metaleve

PO

 

25

Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve

PO

 

26

Prodhimi i kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optike

PO

 

27

Prodhimi i pajisjeve elektrike

PO

 

28

Prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t.

PO

 

29

Prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove

PO

 

30

Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit

PO

 

31

Prodhimi i mobilieve

PO

 

32

Prodhimi tjetër p.k.t.

PO

 

33

Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve

PO

 

35

Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar

PO

 

36

Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë

PO

 

37

Kanalizimi

PO

 

38

Veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve

PO

 

39

Veprimtaritë e riparimit dhe shërbimet e tjera të menaxhimit të mbeturinave

PO

 

41

Ndërtimi i ndërtesave

PO

 

42

Punimet inxhinierike

PO

 

43

Veprimtaritë e ndërtimit të specializuar

PO

 

45

Tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

JO

NDALOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 45.2

45.2

Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve

PO

 

46

Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletave

PO

LEJOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 46.19

46.19

Veprimtaritë e ndërmjetësimit për shitjen e një shumëllojshmërie mallrash

JO

 

47

Tregtia (jo-ushqimore) me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave

JO

NDALOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 47.73, 47.74, 47.91.

47.73

Tregtia me pakice e artikujve farmaceutikë në dyqane të specializuara (Barnatore, farmaci)

PO

 

47.74

Tregtia me pakicë e artikujve ortopedikë dhe mjeksorë, në dyqane të specializuara

PO

 

47.91

Tregtia me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetit

PO

ME PËRJASHTIM të blerjes së mallrave nga vendet e prekura!

49

Transporti tokësor dhe transporti përmes tubacioneve

JO

LEJOHET transporti i mallërave (brenda dhe nga jasht vendit, zingjiri i furnizimit), LEJOHET bartja e punëtoreve. Shiko vendimet e Min. Infrastrukturës e Ambientit në lidhje me emergjencën e shëndetit publik (COVID-19) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

50

Transporti ujor

JO

 

51

Transporti ajror

JO

PËRVEÇ fluturimeve të vecanta, sipas Vendimit të Qeverisë (per marrjen e masave shtese pas konfirmimit te rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19), pika 5, të dt. 13.03.2020.

52

Magazinimi dhe veprimtaritë mbështetëse për transport

PO

 

53

Veprimtaritë postare dhe të ndërlidhjes postare

PO

SHIKO EDHE Urdhëresën nga MEPTINIS për Komunikime Eletronike e Postare, dt. 17 mars 2020.

55

Akomodimi

PO

SHIKO EDHE Urdheresën nga MEPTINIS, dt. 23 mars 2020, pika 10.

56

Veprimtaritë shërbyese të ushqimit dhe pijeve

JO

Urdhëresa dt. 23 mars 2020, nga MEPTINIS.

56.2

Furnizimi me ushqim me porosi për raste dhe shërbime të tjera ushqimore

PO

 “Catering” dhe “Delivery”.

56.21

Furnizimi me ushqim me porosi për raste

PO

 “Catering” dhe “Delivery”.

58

Veprimtaritë  botuese

JO

Sqarim: vetëm “online” dhe kategoria 58.2. Ndalohet shpërndarja e shitja e botimeve në formë të printuar.

58.2

Publikimi i softuerëve

PO

 

59

Prodhimi i filmave, videove dhe programeve televizive, incizim i zërit dhe veprimtaritë e publikimit të muzikës

PO

 

60

Veprimtaritë programore dhe të transmetimit

PO

P.sh. RTK, Radio-TV tjera, KTTN, e operatorë tjerë që e operojnë e mirëmbajnë sistemin e prodhimit dhe transmetimit të përmbajtjeve radio-televizive.

61

Telekomunikimi (komunikimeve elektronike)

PO

Sqarim: operatorët e shërbimeve të komunikimit elektronike, duhet që pagesat e përkrahjen në masë sa më të madhe ti kalojnë On-line, apo nëpërmjet institucioneve financiare. “Back-office” kërkohet shperhimisht të punoj, konform urdhëresës së MEPTINIS, të dt. 17.03.202, për Kom. Elektronike dhe Postare.

62

Programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij.

PO

 

63

Veprimtaritë e shërbimit të informacionit

PO

 

64

Veprimtaritë e shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe fondeve pensionale

PO

Sqarim: Bankat, pagestarët, transferuesit e parave, këmbimoret, etj. Kërkohet shmangie maksimale e parasë së gatshme dhe zbatimi rigoroz i masave të higjienës, distancës sociale, e shmangies së kontaktit!

65

Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm

PO

 

66

Aktivitet ndihmëse për shërbimet financiare dhe veprimtaritë e sigurimit

PO

 

68

Veprimtaritë e patundshmërisë

PO

 

69

Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit

PO

 

70

Veprimtaritë e udhëheqjes së ndërmarrjeve dhe veprimtaritë e konsultimit

PO

 

71

Veprimtaritë e arkitekturës dhe inxhinierisë; analizat dhe testimi teknik

PO

 

72

Hulumtimet shkencore dhe zhvillimi

PO

 

73

Publiciteti dhe hulumtimi i tregut

PO

 

74

Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike

PO

 

75

Veprimtaritë e veterinarisë

PO

 

77

Veprimtaritë e qiradhënies dhe të lizingut

PO

 

78

Veprimtaritë e punësimit

PO

 

79

Agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe shërbimet e rezervimeve të tjera dhe veprimtaritë lidhur me to

PO

 

80

Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit

PO

 

81

Shërbimet ndaj ndërtesave dhe shesheve

PO

 

82

Administrimi i zyrave, mbështetja administrative dhe veprimtaritë e tjera mbështetëse të bizneseve

PO

 

84

Administrata publike dhe e mbrojtjes; sigurimi i detyrueshëm social

PO

 

85

Arsimi

JO

PËRVEÇ formave nga largësia me anë të TV, internet, dmth pa prezencë të nxënësëve dhe mësimdhënësëve në dhomë të mësimit.

86

Veprimtaritë e shëndetit të njeriut

PO

 

87

Veprimtaritë e përkujdesjes në shtëpi

PO

 

88

Veprimtaritë e kujdesit social pa akomodim

PO

 

90

Veprimtaritë krijuese, artistike dhe argëtuese

JO

 

91

Bibliotekat, arkivat, muzetë dhe veprimtaritë e tjera kulturore

JO

 

92

Veprimtaritë e lojërave të fatit dhe basteve

JO

 

93

Veprimtaritë sportive, argëtuese dhe veprimtaritë e rekreacionit

JO

 

94

Aktivitetet e shoqatave dhe organizatave

PO

Qartësim: pa grumbullim të anëtarësisë.

95

Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve të tjerë personal dhe shtëpiakë

PO

Qartësim: Komunikimi me klientin, duke mbajtur distancën shoqërore e shmangien e kontaktit.

96

Veprimtaritë e tjera shërbyese

JO

TE GJITHA veprimtaritë e kësaj kategorie, ME PERJASHTIM të n/kategorive: 96.01, 96.03

96.01

Larja (pastrimi kimik) dhe tharja e tekstileve dhe produkteve të gëzofit

PO

 

96.03

Shërbimet funerale dhe veprimtaritë e lidhura me to

PO

 

97

Veprimtaritë e ekonomive familjare si punëdhënës të personelit vendor

PO

 

98

Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të ndryshme të familjeve për përdorim vetanak

PO

 

99

Veprimtaritë e trupave dhe organizatave ndërkombëtare

PO

 

 

____
* NACE kodet jane në faqen e ARBK.