Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani takoi Shoqatën e Industrisë së Qumështoreve të Kosovës

Prishtinë, 13/12/2017

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim Shoqatën e Industrisë së Qumështoreve të Republikës se Kosovës, ku temë e diskutimit ishte gama e prodhimit dhe plasimi i produkteve të qumështit në tregun e vendit.

Shoqata e Industrisë së Qumështoreve e informuan ministrin Hasani në lidhje me impaktin e gjerë të kësaj industrie në ekonominë e vendit tonë. Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe mbrojtja e prodhuesve vendorë, me theks të veçantë në përpilimin e ligjit për tregtinë e brendshme në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e qumështoreve ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me diskriminimin siç e quajtën ata të tyre nëpër hipermarketet vendore dhe kërkuan mbështetje nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ministri Hasani i informoi ata se ministria e cila drejtohet nga ai është e përkushtuar që t’i mbështesë prodhuesit vendorë dhe se ligji për tregtinë e brendshme është në agjendë si njëri nga zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.