Turizmi dhe Hoteleria

Databaza a projekteve në turizëm të realizuara nga organizatat donatore

KONTRIBUO PËR BRENDIN E TURIZMIT

Anketa për Brendin e Turizmit të Kosovës

https://www.surveymonkey.com/r/9V3DNPT

Divizioni i Turizmit, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka filluar punën për identifikimin e brendit të turizmit të Kosovës. Për këtë, përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, është
përgatitur një anketë që ka për qëllim mbledhjen e informatave nga turistë të huaj dhe vendorë, rreth përshtypjeve dhe mendimeve të tyre për produktet turistike kosovare, rreth vetive/pikave tona konkurruese në turizëm dhe fushave/shtyllave, ku duhet fokusuar turizmi kosovar.

Për të mbledhur sa më shumë informata dhe siguruar përfaqësim sa më të madh, ftojmë të gjithë turistët, të gjithë ndërkombëtarët të cilët veprojnë në Kosovë, si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në rolin e turistëve vendorë, që të ndajnë 10 minuta kohë për të plotësuar anketën, duke kontribuar kështu në identifikimin e brendit të turizmit të Kosovës, dhe në zhvillimin e turizmit kosovar.

Anketa është e përgatitur në tri gjuhë (angleze, serbe dhe gjuhën shqipe) dhe do tëjetë e hapur deri më 28.02.2016.

Për të marr pjesë në anketë ju lutem klikoni këtu: https://www.surveymonkey.com/r/9V3DNPT
 

* Kategorizimi i objekteve akomoduese

Të gjitha subjektet hoteliere-akomoduese mund t’i nënshtrohen vullnetarisht procesit të kategorizimit.

Lisat e  objekteve hoteliere të kategorizuara të Kosovës: shkarko

Dokumentet e nevojshme për kategorizim:shkarko

Kërkesa për kategorizim: shkarko

Dërgo këtu: [email protected]


* Regjistri vullnetar i subjekteve turistike

Të gjithë personat fizik dhe juridik që merren me ushtrimin e veprimtarisë turistike mund të regjistrohen në këtë regjistër.
Para regjistrimit subjektet turistike pajtohen me Kodin e Etikes së Turizmit.
Pas regjistrimit subjektet turistike janë të autorizuara për përdorimin  e Logos së Turizmit të Kosovës (Logo Kosova).
Logoja mund të përdoret në të gjitha materialet e tyre promovuese të turizmit të Kosovës.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim: shkarko

Kërkesa për regjistrim:  shkarko

Kodi i etikes i turizmit: shkarko

Dërgo këtu: [email protected]