Mbrojtja e konsumatorit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme Mbrojtjen e Konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Mbrojtja e konsumatorit për çdo shtet, shoqëri të organizuar, jo vetëm që është një sferë dhe problematikë me rëndësi dhe peshë te veçantë, por edhe komponentë po aq relevante dhe me ndikim të përhershëm në ecuritë dhe kahet e zhvillimit ekonomik e shoqëror. Andaj angazhimi i faktorëve kompetentë ne avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve është detyrim ligjor dhe institucional por edhe qytetërues e human.

Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë me krijimin e një ambienti të sigurt, rrjedhimisht të një garancie shoqërore, se të gjitha produktet dhe artikujt të cilët ata dëshirojnë t'i blejnë, për nevojat ekskluzive të tyre dhe të familjeve tyre, të janë të sigurta. Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tri shtylla kryesore siç janë: shëndeti i konsumatorit, siguria e konsumatorit dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit .

Mbrojtja e konsumatorit nënkupton një fushë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse që do të thotë si në sferën e arsimimit, edukimit por edhe në sfera të tjera dhe shkaqe apo ndikime, veprime mashtruese të cilët në përditshmërinë e konsumatorit potencialisht mund ta rrezikojnë dhe dëmtojnë jetën, shëndetin, familjen apo interesat ekonomike të tij. Politika e mbrojtjes së konsumatorit mbulon një fushë të veprimit e cila, sa është unike, dinamike është po aq e gjërë dhe vitale për interesat e konsumatorëve, andaj si e tillë kjo politikë kërkon planifikim të mirëfilltë dhe strategji precize.

Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit ka edhe zëri i shoqërisë civile si dhe informimi, edukimi dhe ngritja e vetëdijesimit të konsumatorëve përmes mekanizmave te ndryshëm.

Çdonjëri nga në është konsumator, mbroje atë që të takon dhe mos lejo padrejtësi.

Telefono pa pagesë, nga të gjithë operatorët mobilë dhe telefoni fiks: 0800 11000