Reformat e të bërit biznes

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të përmirësojë ambientin e të bërit biznes.

 

FILLIMI I BIZNESIT

Tashmë bizneset regjistrohen pa pagesë dhe brenda afatit të shkurtë kohor:  Një (1) ditë për biznese individuale dhe  Tre (3) ditë,  për biznese të shoqërive aksionare.  Kjo është mundësuar me integrimin e sistemit, me ç'rast  bizneset marrin një certifikatë me dy numra: Numrin e biznesit dhe Numrin fiskal. Gjithashtu, është larguar kapitali fillestar dhe janë thjeshtësuar procedurat e regjistrimit.

MBROJTJA E INVESTITORËVE

Kosova e ka përmirësuar dukshëm mbrojtjen e aksionarëve, duke përmirësuar ndër të tjera, kërkesat për publikimin e transaksioneve, në rast të konfliktit të  interesit në mes të zyrtarëve të korporatave, duke i u mundësuar aksionarëve të mbulojnë dëmet që vijnë si  pasojë e transaksionit, si dhe duke ia mundësuar gjykatës t'a zhvlerësojë transaksionin nëse aksionarët e realizojnë kërkesën me sukses. Për më shumë kliko këtu

LEJA E NDËRTIMIT

Është përmirësuar dukshëm, ku për  80 për qind  është shkurtuar koha dhe  janë ulur  shpenzimet për regjistrimin, përkatësisht  ndërtimin e objektit.