Agjencia e Pronësisë Industriale (API) vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është institucioni i vetëm në Kosovë përgjegjës për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale në Kosovë.

Agjencia e Pronësisë Industriale është e përkushtuar që të promovojë të drejtat pronësore industriale në Kosovë në mënyrë që komuniteti i biznesit të kuptoj rëndësinë e patentës, markës tregtare, dizajnit industrial, emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik.

Agjencia e Pronësisë Industriale në kuadër të detyrave të saj:

•    Shqyrton kërkesat për mbrojtjen e të drejtave të objekteve të pronësisë industriale;
•    Mirëmban të dhënat për të drejtat e fituara për mbrojtje të objekteve të pronësisë industriale;
•    Propozon, harton dhe publikon buletinin zyrtar të Agjencisë të Pronësisë Industriale;
•    Promovon mbrojtjen e pronësisë industriale;
•    Propozon ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale dhe siguron  përmbushjen e obligimeve që dalin nga to;
•    Bën shërbime të tjera informative, posaçërisht bën kërkime në bazat e të dhënave.

Ueb-faqja e API: http://www.kipa.rks-gov.org/