Inspektorati i Tregut - IT

Inspektorati i Tregut (IT) në Republikën e Kosovës funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili  është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, sigurinë e produkteve dhe shërbimeve, tregtimit të naftës dhe derivateve të naftës, parandalimin e praktikave të pa drejta tregtare luftimin e  ekonomisë jo formale, shërbimeve hoteliere dhe turistike etj.

Qëllim kryesor i Inspektorati i Tregut është që të punojmë në përputhje me legjislacionin në fuqi, në mënyrë që të ndihmojmë bizneset, organizatat dhe konsumatorët. Ne jemi të sigurt që të gjitha subjektet i përmbahen legjislacionit dhe kështu  kontribuojnë në rregullimin e tregut të brendshëm, për ketë arsye pjesë e rëndësishme e punës së përditshme është bashkëpunimin në mënyrë aktive me konsumatorët e Republikës së Kosovës.

Inspektorati i Tregut , veprimtarinë e ushtron konform Ligjit Nr.03/181 “Për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut” dhe ka zyrën e saj qendrore në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë, me zyrat e saja në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. ku ka gjithsej 120 inspektorë të tregut .

Inspektorati i Tregut  është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të 15 ligjeve dhe mbi 30 akte nënligjore, si dhe direktivave dhe të qasjes së re dhe globale të Bashkimit Evropian të transpozuara nga MTI-së.