1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Rezervave Shtetërore janë:

1.1. Në bashkëpunim me Divizionin për Buxhet dhe Financa, planifikon dhe administron buxhetin për rezerva shtetërore;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për rezerva shtetërore;

1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike te politikave për rezerva shtetërore ;

1.4. Planifikon dhe administron rezervat shtetërore të mallrave dhe rezervave obligative të naftës së papërpunuar.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti  bëjnë pjesë  Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni për Rezervat Shtetërore të Mallrave;

3.2. Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës së Papërpunuar.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e  Rezervave Shtetërore është gjashtë (6).