1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:

1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;

1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;

1.3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire;

1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarsimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;

1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek  Sekretari i Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në Departamentin e Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave është pesë (5).