Fushëveprimtaria e Departamentit të Kontrollit të Tregtisë me Mallra Strategjike

Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike (DKTMS) është institucion që vepron ne kuadër te  të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
DKTMS ushtron veprimtarinë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të ligjit për tregtinë me mallrat strategjike, ligjeve dhe akteve tjera nënligjore.

DKTMS ka si fushëveprim  kontrollin e  eksportit, importit, transitit, trans-shipit, re-eksportin transferimin,  ri-transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat  me përdorim të dyfishtë, mallrat ushtarake dhe teknologjitë si dhe shërbimet e ndërlidhura për sigurimin e interesave kombëtare të Republikës së Kosovës.

DKTMS mbikëqyr respektimin e  traktateve  ndërkombëtare  për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe sistemet e lëshimit të tyre, transferimin e armëve konvencionale, si dhe për zbatimin e masave, që synojnë parandalimin e përhapjes dhe  përdorimit të këtyre mallrave, për qëllime të kundërligjshme.
DKTMS përgjigjet për zbatimin e politikës qeveritare në fushën e kontrollit të veprimtarive me mallra strategjike.
DKTMS është  pikë e  kontaktit për  bashkëpunimin me shtetet tjera, palë në protokollin e OKB-së, kundër fabrikimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit, pjesëve dhe komponentëve të tyre, si dhe të municioneve.

DKTMS për përmbushjen e detyrimeve ligjore bashkëpunon ngushtë me institucione dhe subjektet tjera rreth të  dhënave për transferimet ndërkombëtare të mallrave, të cilat  janë të detyruara t'i japin DKTMS-se  në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e eksporteve, të gjitha të dhënat dhe ekspertizën e nevojshme.
DKTMS mund t'i përdorë dhe t'i shkëmbejë këto të dhëna me agjencitë tjera ndërkombëtare homologe, vetëm për qëllime të kontrollit të eksporteve dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Shkëmbimi i informacionit për transferimet ndërkombëtare të mallrave nuk duhet të jetë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe me interesa kombëtare.

DKTMS gjatë ushtrimit të veprimtarisë, është e detyruar të ruajë konfidencialitetin për të dhënat dhe sekretet e subjekteve tregtare, objekte të kontrollit.

DKTMS  lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet tjera, ndërkombëtare dhe kombëtare, duke respektuar legjislacionin në fuqi.

DKTMS për përmbushjen e detyrimeve ligjore kërkon informacione nga institucionet tjera shtetërore, përfshirë edhe informacione të klasifikuara, vetëm në funksion të ushtrimit të kontrollit të tregtisë me mallra strategjike. Institucionet, të cilat i kanë këto informacione janë të detyruara ta japin informacionin e kërkuar brenda afatit ligjor. Në rast se informacioni nuk mund të bëhet i disponueshëm, brenda këtij afati, në mënyrë të justifikuar, palët bien dakord për shtyrjen e tij në afatin e paraparë ligjor.

DKTMS mund të angazhojë organizma të tjerë shtetërorë gjatë zbatimit të masave të marra në procesin e kontrollit të tregtisë me mallra strategjike , si përfaqësitë, diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës jashtë vendit, me pëlqimin e institucionit të varësisë, si dhe shërbimet e inteligjencies ose struktura të tjera, të specializuara.