Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike/të politikave për mbrojtjen e konsumatorit;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së konsumatorit;

1.3. Mbështetë veprimtarinë e organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e konsumatorit;

1.4. Zhvillon sistemin e trajtimit të ankesave të konsumatorëve dhe  mjeteve alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;

1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin e fushatave për ndërgjegjësimin e konsumatorit, sensibilizimin dhe njoftimin e vazhdueshëm të konsumatorit.

 

2. Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në  Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit është tre (3).