Departamenti i Industrisë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Industrisë janë :

 

1.1. Propozon dhe harton dokumentet e politikave sektoriale dhe nën-sektoriale për zhvillimin industrial në Kosovë;

1.2. Ofron mbështetje në krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe kushteve të favorshme për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm industrialë  në Kosovë;

1.3. Siguron zbatimin e politikave për zhvillimin industrial në Kosovë;

1.4. Siguron përafrimin e legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së , në fushën e industrisë;

1.5. Përkujdeset për zbatimin e procedurave të notifikimit;

1.6. Propozon dhe harton legjislacionin nga  fushë veprimtaria industriale;

1.7. Siguron zbatimin e legjislacionit në sferën e industrisë;

1.8. Propozon dhe harton politikat për zhvillimin e turizimit në Kosovë dhe siguron harmonizimin e tyre me standardet e BE-së;

1.9. Ofron mbështetje në promovimin e Republikës së Kosovës si destinacion turistik;

1.10. Propozon dhënien e autorizimit laboratorëve testues, trupave çertifikuese dhe inspektuese me qëllim të funksionalizimit të sistemit të përputhshmërisë;

1.11. Propozon masa konkrete ne avancimin e industrisë kosovare.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Industrisë raporton tek  Sekretari i Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në Departamentin e Industrisë  është pesëmbëdhjetë (15).