1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për  Mbrojtjen e Tregut janë:

1.1. Koordinon aktivitetet rreth hartimit të legjislacionit për anti-dumping dhe masat kundër vepruese, duke siguruar përputhjen me standardet dhe praktikat e BE-së dhe të  Organizatës Botërore të Tregtisë;

1.2. Analizimi i zgjidhjeve të kontestit të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe BE-së për vendimet e Organit të Apelit (OA) lidhur me Mjetet Ligjore Tregtare për të siguruar përputhshmëri me obligimet, si dhe me Marrëveshjet përkatëse të BE dhe OBT;

1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime mbi çështjet që kanë të  bëjnë me anti-dumping dhe masat kundër-vepruese;

1.4. Monitorimi i ndërmarrjeve në koordinim me Autoritetet Doganore dhe ndërpret ose finalizon masat e përkohshme;

1.5. Ofron zgjidhje dhe propozon mjete ligjore për mbrojtje të tregtisë dhe siguron që masat e shqiptuara janë në përputhje me dispozitat e marrëveshjeve për subvencionet anti-dumbing dhe masat mbrojtëse.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtjen e Tregut, raporton tek Udhëheqësi i  Departamentit të Tregtisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për  Mbrojtjen e Tregut është tre (3).