1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për  Marrëveshje Tregtare janë:

1.1. Identifikon nevojat dhe propozon iniciativat për negociata për marrëveshje tregtare, si dhe koordinon aktivitetet me akterët relevantë;

1.2. Siguron informatat e nevojshme për negociata dhe ofron opsione për to, përfshirë edhe vlerësimet e ndikimit të atyre marrëveshjeve;

1.3. Ofron mbështetje në negocimin e marrëveshjeve tregtare dhe siguron përfshirjen e politikave tregtare;

1.4. Hulumton dhe propozon tregje të reja për eksportuesit e Kosovës;

1.5. Vlerëson zbatimin, ndikimin dhe efektshmërinë e marrëveshjeve ekzistuese dhe propozon përmirësime në pajtim me zhvillimet e reja;

1.6. Ushtron veprimtari në cilësi të Sekretariatit për Nën-Grupin e Grupit Punues për Politika Tregtare për Shërbime.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Marrëveshje Tregtare, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për  Marrëveshje Tregtare është pesë (5).