Divizioni për Politika Tregtare

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për  Politika Tregtare janë:

1.1. Siguron zbatimin e politikave tregtare, në pajtim me legjislacionin dhe dokumentet strategjike përkatëse;

1.2. Propozon, harton dhe analizon politikat tregtare në Republikën e Kosovës;

1.3. Ushtron veprimtari në cilësi të Sekretariatit për Këshillin për Politikë Tregtare.

2. Udhëheqësi i Divizionit për  Politika Tregtare raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për  Politika Tregtare është katër (4).