Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e departamentit ligjor:

1.1. Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit me Departamentet dhe me njësitë tjera organizative nga fushëveprimtaria e ministrisë përkatëse;
1.2. Është përgjegjës për finalizimin e projektaktit normativ;
1.3. Në bashkëpunim me departamentet, njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt akteve normative, siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ministria përkatëse me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës si dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian-Acqius të BE-së, duke përfshirë përgatitjen e Deklaratës së Përputhshmërisë (DeP) dhe Tabelat e Përputhshmërisë (TeP);
1.4. Jep opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë përkatëse;
1.5. Bashkëpunon me Zyrën Ligjore për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e Programit Legjislativ dhe për aktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e hartimit të legjislacionit;
1.6. Identifikon probleme të zbatimit të akteve normative;
1.7. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë përkatëse në Gjykatë;
1.8. Koordinon aktivitetet për zbatimin e legjislacionit me njësitë përkatëse të ministrisë si dhe me ministritë tjera dhe Qeverinë;
1.9.  Mban dhe përditëson regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë përkatëse;
1.10. Dërgon aktet nënligjore në Zyrën Ligjore pas miratimit të tyre nga ministri;
1.11. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i Ministrisë;
1.12. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe Ministri;
1.13. Kryen detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin përkatës.
akteve nënligjore të ministrisë përkatëse;
1.10. Dërgon aktet nënligjore në Zyrën Ligjore pas miratimit të tyre nga ministri;
1.11. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i Ministrisë;
1.12. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe Ministri;
1.13. Kryen detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin përkatës.

Departamenti  ligjor  përbëhet prej dy  divizioneve:

- Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit

- Divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve,