Zëvendësministri i MTI, Nehat Mustafa

Nehat Mustafa është i lindur në Ferizaj më 9 shtator 1971.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në qytetin e lindjes, ndërsa në vitin 1995 ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Dega e Historisë.
Në shtator 1997 përfundoi të gjitha provimet në studimet pasuniversitare në Degën e Historisë.  Në vitin 2013 ka përfunduar studimet MND në Edukim  (Master i Nivelit të Dytë – Shkencor) pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Një kohë ka punuar si mësimdhënës i Historisë, në njërën nga shkollat e Ferizajt.

Postet  politike: Është  anëtar i Këshillit Drejtues të PDK dhe nënkryetar i Degës  së PDK-së në Ferizaj.

Pozita e tanishme : Zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Pjesë tjera të biografisë:

  • 1993 - 1995, kryetar i Shoqatës së Historianëve të Rinj të Kosovës
  • 1998 -  1999 – pjesëmarrës në luftën çlirimtare
  • 1999 - 2000, anëtar i Këshillit Komunal Konsultativ të Ferizajt, kurse 2000-2001 këshilltar në Kuvendin Komunal të Ferizajt.
  • 2008 - 2011, këshilltar politik i  ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Enver Hoxhaj;
  • 2008 - 2014 ,  kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës ( KQSHM);
  • 2009  - 2014,  kryetar i Komisionit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM);
  • 2009 - 2013 anëtar i Komisionit të Pavarur Shtetëror për rishikimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe;
  • 2010 - 2014, kryetar i Komisionit për Akreditimin e Programeve të Trajnimit të Mësimdhënësve;
  • 2008 - 2014, zyrtar Ndërlidhës Shtetëror për Republikën e Kosovës (National Liaison Officer – NLO) për programin e trajnimit të mësimdhënësve "PESTALOZZI" të Këshillit të Evropës ;
  • 2011 - 2014, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • 2010- 2012 , anëtar i Bordit për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM)
  • 2011 - 2012, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët MASHT – MASH për përzgjedhjen e Abetares së Përbashkët Kombëtare, si dhe nënshkrues ( së bashku me zv.ministrin e arsimit të Republikës së Shqipërisë) i dokumentit të Abetares fituese.
  • 2008 - 2014, anëtar dhe koordinator i  shumë komisioneve  dhe grupeve punuese për hartimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me arsimin parauniversitar dhe të lartë ( kurrikula, vlerësime, strategji, zhvillime profesionale, rishikim  ligjesh, UA,  rishikim I planprogrameve për komunitetin RAE, rishikimi i formulës së financimit dhe autonomisë shkollore, mësimi shqip në diasporë,  etj..);
  • 2008 - 2014, pjesëmarrës dhe referues në  konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, që kanë qenë fusha të Arsimit;
  • 2008 - 2014, pjesëmarrës në  vizita të ndryshme studimore në shumë vende të Evropës dhe në SHBA dhe i certifikuar nga disa prej agjencive më të njohura në fushën e Vlerësimit.
  • 2013 - 2014, ligjërues i angazhuar  në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e  Prizrenit,
  • 2015 - 2017, Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
  •  2015 - 2017, Koordinator Kombëtar Kundër Narkotikëve,
  • 2016 - 2017, Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike,

    Është i martuar me znj. Afërdita Mustafa dhe ka dy fëmijë.